Çeku: DokuFest, një urë kulturore që lidh Kosovën me botën

Çeku: DokuFest, një urë kulturore që lidh Kosovën me botën

Kultura August 10, 2025 - 19:12

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Festivali i Filmit DokuFest 2025, për nëntë ditë me radhë, ka shndërruar kinematë e Prizrenit në hapësira që lidhin botën me qytetin.

Ai ka theksuar se ky festival ka sjellë mbi 100 filma, mijëra njerëz, energji e magji.

“Krahas programit të pasur kulturor, Dokufest për dy dekada ka shërbyer si një stimulues i rëndësishëm ekonomik në vendin tonë”, ka shkruar ai.

Çeku tha se gjatë mandatit të tij, festivali dhe organizatat e skenës së pavarur kanë gëzuar mbështetje institucionale më të madhe se kurrë më parë.

“Mirënjohje për çdo individ e organizatë që punon me pasion për kulturën, politikat tona do të vazhdojnë të ndjekin frymën tuaj”, shtoi ai.