“Green Fest 2025” prezanton “line-up-in”: Armend Rexhepagiqi, Yll Limani dhe Ahmet Kiliç në skenën e Mitrovicës

“Green Fest 2025” prezanton “line-up-in”: Armend Rexhepagiqi, Yll Limani dhe Ahmet Kiliç në skenën e Mitrovicës

Kultura August 10, 2025 - 15:40

Edicioni i 15-të i Green Fest, që mbahet nga 13 deri më 17 gusht 2025 në Mitrovicë, ka publikuar line-up-in e artistëve që do të ngjiten në skenë gjatë netëve kryesore të festivalit.

Më 14 gusht, netët muzikore hapen nga legjendari Armend Rexhepagiqi, i cili do të rikthejë atmosferën e hiteve të tij të përjetshme, duke premtuar një mbrëmje plot emocion dhe nostalgji.

Më 15 gusht, skena do t’i përkasë Yll Limanit, një nga emrat më të njohur të muzikës pop dhe R&B në Kosovë, i cili njihet për performancat e tij energjike dhe lidhjen e fortë me publikun.

Seria e koncerteve do të mbyllet më 16 gusht nga Ahmet Kiliç, DJ dhe producent i njohur për set-et e tij, duke kombinuar ritmet house dhe elektronike për një fund të paharrueshëm të festivalit.

Përveç emrave kryesorë, Green Fest 2025 do të prezantojë edhe performanca nga Offchestra, me kombinimin unik të elementeve orkestrale dhe ritmeve moderne, si dhe nga Gipsy Groove, të njohur për përzierjen e gjallë të xhazit ballkanik dhe tingujve cigane.

Me një line-up të tillë, Green Fest 2025 premton net të mbushura me energji, diversitet muzikor dhe një atmosferë që bashkon artin, kulturën dhe aktivizmin në zemër të Mitrovicës.

Për më shumë detaje dhe programin e plotë, vizitoni: www.mitrovicagreenfest.com

Image