
Rave feston 15-vjetorin, DJ ndërkombëtar performojnë në skena elektrizuese në Prishtinë
RAVE, një nga emrat më të njohur të skenës së muzikës dhe organizimit të ngjarjeve kulturore në Kosovë, feston këtë vit 15-vjetorin e tij me një spektakël të madh.
RAVE travel ka transformuar mënyrën e organizimit të eventeve në rajon dhe ka pozicionuar Kosovën si vend ku muzika dhe publiku sinkronizohen fuqishëm.
Kësaj here po sjell emra të njohur, DJ ndërkombetar të cilët do të performojnë setet e tyre muzikore për publikun në Kosovë.
Më 16 gusht, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të zhvillohet ngjarja që do të elektrizojë skenën e muzikës techno.
E për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike, është përgaditur skena, agjenda e artistëve, për të përjetuar ritmet dhe energjinë e papërshkrueshme që RAVE sjell.
Ngjarja do të zhvillohet në dy skena, I dhe II, ku DJ si Sven Väth, Adiel dhe Quest do sjellin frymën e skenave ndërkombtare, me atmosferën e vecantë që pritet të ndodh për të gjithë ata që preferojnë aventurat dhe kujtimet që krijohen gjatë ritmeve techno.
Rave travel ka publikuar tashmë Line-up’in e artistëve pjesëmarrës:
Programi:
Dita (16:00 – 23:59) – Open Air në Plato:
-Domenico Rosa
-Hamze
-Liburn
-Sven Väth