Në Podujevë hapet Panairi i produkteve artizanale, veshjeve dhe ushqimeve
Foto: Facebook

Në Podujevë hapet Panairi i produkteve artizanale, veshjeve dhe ushqimeve

Kultura August 05, 2025 - 13:21

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, sot në sheshin e qytetit të Podujevës është hapur panairi artizanal i organizuar nga shoqatat “Duart e Arta Llapjane” dhe “Gratë e Batllavës”, i cili sjell për qytetarët dhe mërgimtarët produkte artizanale, veshje dhe ushqime tradicionale, njofton Komuna.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka vlerësuar punën e palodhur të grave të përfshira në panair, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore përmes prodhimeve artizanale dhe ushqimeve tona tradicionale.

Ky është panairi i tretë që organizohet si pjesë e aktiviteteve të “Ditëve të Diasporës” dhe do të jetë i hapur për vizitorë edhe gjatë ditës së nesërme.