
Fshatrat që sfiduan asimilimin, Muriqi e Kraja, ruajnë traditën shqiptare
Kultura
July 31, 2025 - 17:38
Edhe pse prej dekadash jashtë kufijve të Shqipërisë, fshatrat shqiptare Muriq, Besi dhe Kraja në Malin e Zi nuk kanë humbur identitetin. Banorët vazhdojnë të flasin shqip, të ruajnë zakonet dhe të forcojnë ndjenjën e përkatësisë.
Emigracioni dhe vështirësitë e jetesës i kanë zbrazur pjesërisht këto zona, por dashuria për vendlindjen mbetet e gjallë.
Ngjarje si pikniku tradicional i Muriqit mbledhin çdo vit shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit, në një festë me këngë, valle, ushqim e aktivitete kulturore buzë liqenit të Shkodrës.
Në një kohë kur asimilimi dhe largimi po rrezikojnë jetën në këto fshatra, këto organizime përbëjnë një dëshmi të gjallë se gjuha dhe kultura shqiptare nuk shuhet, por trashëgohet me krenari./atsh