
Bukowski: Nuk ka asgjë më tërheqëse në këtë planet sesa një grua e mençur
Nuk ka asgjë më tërheqëse në këtë planet sesa një grua e mençur.
Një grua që të vret me vetëbesimin e saj, madhështinë, hijen e rëndë të një sundimtareje, një grua që peshon karakter e që të vret me mendimet e saj, e sigurt për botën e saj; një që është pronare e trupit dhe shpirtit të saj.
Një që duket e ftohtë dhe egër, por që mund të të vrasë me ëmbëlsinë e zemrës.
Një që adhurohet nga burrat e mëdhenj dhe urrehet nga gratë e vogla.
Një që thotë jo aty ku nuk ka vend për vlerën dhe respektin e saj, një që vështirë thotë po, jo nga frika as nga guximi i tepruar.
Një që nuk admirohet vetëm për bukuri, sepse bukurinë e ka si bonus dhe jo si shkallë arritjeje, as si mjete joshjeje për t’i marrë gjërat që i do.
Ajo mundohet shumë për veten dhe punon që të jetë dikush në jetë, që nesër asnjë, askush të mos e shkelë.
E kështu, nuk ka gjë më të bukur sesa një grua tmerrësisht e pavarur dhe vetvetja. /kultplus