Sonte premiera operistike e “Carmen”, në skenë ngjitet Vikena Kamenica

Sonte premiera operistike e “Carmen”, në skenë ngjitet Vikena Kamenica

Kultura July 22, 2025 - 21:12

Sonte, skena e Operës së Kosovës shfaq premierën e shumëpritur të operës "Carmen” nga Georges Bizet – një nga veprat më të dashura dhe dramatike të repertorit botëror.

Në rolin kryesor shkëlqen mezosopranoja Vikena Kamenica, e cila rikthehet për të sjellë në jetë figurën komplekse të gruas së lirë, sfiduese dhe pasionante.

Nën regjinë dhe drejtimin muzikor të një ekipi të mirënjohur, "Carmen” vjen për publikun kosovar me një interpretim të fuqishëm, me skenografi bashkëkohore dhe ngjyrime të reja dramatike.

Publiku do të përjetojë një udhëtim emocional përmes dashurisë, xhelozisë dhe fatalitetit. Kjo shfaqje do të ketë reprizën më 24 korrik./rtk