Restaurohet një prej ndërtesave më të vjetra të Prishtinës

Restaurohet një prej ndërtesave më të vjetra të Prishtinës

Kultura July 21, 2025 - 20:58

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës është restauruar plotësisht.

Ai ka theksuar se përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor.

"Nga shkatërrimi në restaurim të plotë. Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës. Përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor", ka shkruar Çeku në Facebook. 

E ndërtuar në vitin 1880, shtëpia e familjes Sylejmani në Prishtinë, në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit.