Besiana Kadare lirohet nga posti i ambasadores së Shqipërisë në UNESCO

Besiana Kadare lirohet nga posti i ambasadores së Shqipërisë në UNESCO

Kultura July 15, 2025 - 11:05

Me anë të një dekreti të firmosur nga kryeministri Edi Rama, diplomatja Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit Ismail Kadare, është liruar nga detyra si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Dekreti për lirimin e saj nga detyra nuk është shoqëruar me detaje për arsyet e ndryshimit apo emrin e pasuesit.

Kadare ka qenë pjesë e përfaqësimit të Shqipërisë në një nga institucionet më të rëndësishme globale që mbështet kulturën, trashëgiminë dhe edukimin që prej tetorit 2021. /Kultplus

Image