Vdes Fikret Ahmedi, ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

Vdes Fikret Ahmedi, ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

Kultura June 14, 2025 - 15:49

Dje, me 13 qershor vdiq Fikret Ahmedit (1943 – 2025), profesori ordinar i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

I ndjeri ishte ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, duke qenë një doajen i kësaj fushe dhe një nga themeluesit e traditës akademike në inxhinierinë e ndërtimit në vend.

I lindur në Preshevë, Ahmedi kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Lublanës, si dhe një varg specializimesh ne Rumani, Çeki dhe Poloni.

Profesori kishte botuar disa tekste universitare, udhëhoqi për vite fakultetin dhe laboratorin e Gjeomekanikës, si dhe kontribuoi si ekspert në projekte profesionale inxhinierike të numërta në Kosovë.

Ahmedi për kontributin e tij është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës dhe Oda e Inxhinierëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot 14 qershor në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.