Filmi “Era” do të shfaqet sonte në Brooklyn Film Festival

Filmi “Era” do të shfaqet sonte në Brooklyn Film Festival

Kultura June 02, 2025 - 09:46

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Era”, me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi, do të ketë premierën e tij sonte në Brooklyn Film Festival në New York.

Ngjarja e filmit përcjell dramën e viteve ’90 në Kosovë, kur populli i Kosovës ballafaqohej me ndjekjet dhe nxjerrje nga puna në mënyrë masive.

Nëpërmjet personazhit kryesor, Era, filmi trajton jo vetëm rrjedhën e ngjarjeve, por edhe thellësisht psikologjinë dhe ndikimin që sjell tjetërsimi i vlerave kulturore e njerëzore të asaj periudhe.

Filmi u xhirua me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Maqedonisë së Veriut.