“Siparantum”, i dyti në Festivalin e Koreve në Selanik

“Siparantum”, i dyti në Festivalin e Koreve në Selanik

Kultura May 12, 2025 - 09:39

Kori “Siparantum” nga Kosova ka spikatur me interpretimin e tij në sallën ceremoniale të universitetit “Aristoteli” në Selanik, gjatë edicionit të 14-të të “World Choir Festival on Musical & Competition”. Në këtë ngjarje ndërkombëtare morën pjesë kore nga SHBA-ja, Greqia, Sllovakia, Polonia dhe Serbia.

Pas një gare jashtëzakonisht të ngushtë dhe të nivelit të lartë artistik, kori u rendit në vendin e dytë dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë.

Vendin e parë e fitoi Brigham Young University Singers nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën dirigjimin e Dr. Andrew Crane, një nga koret më të mira në botë.

Ky është një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për korin “Siparantum”, që vazhdon të përfaqësojë denjësisht Kosovën në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.