Thënie me shumë vlerë nga Ismail Kadare

Thënie me shumë vlerë nga Ismail Kadare

Kultura April 29, 2025 - 12:42

Ismail Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare dhe është përkthyer në 45 gjuhë.

Para Kadaresë, letërsia shqipe njihej pak në botë, por falë tij u bë e njohur, e lexuar dhe e çmuar.

Letërsia e tij ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.

Disa nga thëniet e Ismail Kadaresë:

Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”.

“Të falësh nuk do të thotë të harrosh”.

“Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’u vijë neveri nga vetja e tyre”.

“Ata që shohin qartë edhe larg, në të ardhmen janë të padëshirueshëm për çdo pushtet tiranik”.

“Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë”.

“Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë. Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër”.

“Fjala është si bleta, që ka edhe mjaltin, edhe thumbin”.

“Kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare”.

“Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”. /kultplus.