
Restaurohen Muzeu i Muzikës në Gjakovë dhe ish-gjimnazi “Ismail Qemajli” në Ferizaj
Kultura
April 15, 2025 - 00:08
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë përfunduar punimet restauruese në Muzeun e Gjakovës dhe në ish-Gjimnazin Ismail Qemaili në Ferizaj.
Çeku po ashtu ka njoftuar se drejt përfundimit është edhe shtëpia e familjes Koroglu, e cila është një ndër më të vjetrat në Mitrovicë.
“Muzeu i Muzikës në Gjakovë dhe ish-Gjimnazi Ismail Qemaili në Ferizaj tashmë të restauruara, dhe shtëpia e familjes Koroglu, ndër më të vjetrat në Mitrovicë drejt përfundimit.
Pasurinë tonë kulturore po e ruajmë për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftim.