Teatri i Mitrovicës njofton për oraret e shfaqjeve gjatë muajit prill

Teatri i Mitrovicës njofton për oraret e shfaqjeve gjatë muajit prill

Kultura April 01, 2025 - 15:15

Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena” ka njoftuar për oraret e shfaqjes gjatë muajit prill.

Të gjitha shfaqjet do të jepen në orën 20:00 dhe hyrja do të jetë pa pagesë.

Më 03.04.2025 do të luhet shfaqja “Kontesha Arduini”, autor i së cilës është Aldo De Benedetti dhe nën regji të Marigoni Bekteshi – Feratit.

E njëjta do të luhet edhe më 22.04.2025.

Më 10.04.2025 do të luhet shfaqja “Menaxheria e Qelqtë”, autor i së cilës është Tennessee Williams dhe nën regji të Ilir Bokshit.

Më 17.04.2025 do të luhet shfaqja “Provinca”, autor i së cilës është Ard Islami dhe nën regji të po të njëjtit, Ard Islami.