
Publikohet klipi i këngës “Zjerm” nga Shkodra Elektronike
Publikohet video-klipi i “Zjerm”, këngëtarët e ‘Shkodra Elektronike’ në një paraqitje të drejtpërdrejtë nga Italia, folën për detajet dhe përgatitjet për pjesëmarrjen në Eurovizion2025 më 13 maj.
Këngëtarja Beatriçe Gjergji dhe këngëtari Kolë Laca, në Radio Televizionin e Kosovës, kanë komentuar emocionet e para për interesimin që kanë marrë, rreth videoklipit të këngës “Zjerm” e cila e përfaqëson Shqipërinë në Eurosong 2025.
Vetëm brenda ditës së parë të publikimit të kësaj kënge në video, arriti të shënojë mbi 130 mijë klikime.
Këngëtarja Beatriçe Gjergji tha se janë shumë të emocionuar për punën që ka bërë ekipi në publikimin e klipit “Zjerm”.
“Punën e ka bërë një tim fantastik. Ideja për zjarrin është gjeniale. Komentet për video-klpin ei kemi pasur shumë të mira. Skena në Eurovision2025 do të jetë shumë e madhe, shumë e bukur, këtë e bënë një agjenci profesionale nga Londra", tha Gjergji.
Këngëtarj thotë se sfidat janë të mëdha, por edhe pse janë një ekip i vogël janë mësua të përgatisin gjëra të mëdha.
Kurse Kolë Laca tha se video-klipi përcjell idenë e këngës “Zjerm”. “Kënga ka dy nivele, ka tekstin me mesazh mirësie dhe nga ana tjetër ka mesazhin se kjo arrihet vështirë, këtë e përcjell edhe videoja. Na e dinim se ekipi do ta realizon me sukses punën që e kënë marrë përsipër.
Laca tha se kënga ka zgjuar edhe një interesim shume të lartë në Kosovë, në Prishtinë e kudo që është prezentua.
“Çdo gjë ka shkuar me mire se që kemi parashikua, Kemi pas dy koncerte si parapërgatitje, do ti kemi edhe disa të tjera. Kemi gjetur një publik të ngrohet dhe na kanë pritur shumë mirë kudo që jemi prezantua”, tha Laca.
“Shkodra Elektronike”, pas hedhjes së shortit, do të performojë e 12 në radhë në gjysmëfinalen e parë në Festivalin Europian të Këngës në 13 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në 17 maj në Bazel të Zvicrës./rtk