Sindi Muharremi do të performojë në “Yjet Shqiptarë të Diasporës” me këngën “Mon amour”

Sindi Muharremi do të performojë në “Yjet Shqiptarë të Diasporës” me këngën “Mon amour”

Kultura March 21, 2025 - 18:32

Këtë të diel, artistja e talentuar Sindi Muharremi do të ngjitet në skenën e spektaklit “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, që transmetohet në tch.

Ajo do të performojë këngën e famshme të Eurovizionit, “Mon amour” nga Slimane, duke sjellë një interpretim emocionues për publikun.

“Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show i dedikuar zbulimit dhe promovimit të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, duke u dhënë atyre një mundësi të shkëlqyer për t’u afirmuar në skenën ndërkombëtare. Spektakli zhvillohet nën udhëheqjen e Ilir Shaqirit, një prej balerinëve dhe koreografëve më të njohur shqiptarë. Është projekt fondacioni Dritan Hoxha.

Mos e humbisni këtë mbrëmje të mbushur me emocion dhe talent të jashtëzakonshëm!