
Koncert-recital klasik në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve
Sopranoja e njohur Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli-Dehiri do të interpretojnë një koncert-recital klasik nesër, në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve. Ky koncert i është dedikuar komunitetit arbëresh, të cilët kanë ruajtur traditën dhe shpirtin shqiptar për mbi 5 shekuj.
Gjatë këtij koncerti do të interpretohen vepra për vokal dhe piano solo nga kompozitorët më të shquar shqiptarë, duke përfshirë Rafet Rudin me "Arbëresh Song" dhe "Këmbanat Arbëreshe", si dhe Rauf Dhomi me "Aria e Marlulës", nga opera "Dasma Arbëreshe", së bashku me vepra të tjera me motive arbëreshe dhe kombëtare.
Ky koncert, që do të mbahet nesër në orën 18:30, në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve, ofron një mundësi të veçantë për të shijuar muzikën e pasur kulturore të komunitetit arbëresh dhe për të nderuar trashëgiminë e tij.