Promovohet libri për fëmijë “Uta në Sharr” i Tuba Safçiut

Promovohet libri për fëmijë “Uta në Sharr” i Tuba Safçiut

Kultura March 18, 2025 - 20:49

Mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u promovua libri për fëmijë “Uta në Sharr”, i autores Tuba Safçiu.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, ky libër ndërthur aventurën, natyrën dhe edukimin, duke frymëzuar të rinjtë të njohin dhe të mbrojnë mjedisin natyror. Gjithë kjo përmes rrugëtimit të alpinistes Uta Ibrahimi në malet e Sharrit.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili e përgëzoi autoren dhe ekipin krijues për punën e tyre, për sjelljen e një libri që ngjall dashurinë për malet e Sharrit dhe edukon brezat e rinj për rëndësinë e natyrës.

Botimi i librit është mbështetur nga Ministria e Kulturës.