Festivali i muzikës Rock prezanton datat e edicionit të tretë

Festivali i muzikës Rock prezanton datat e edicionit të tretë

Kultura March 17, 2025 - 21:29

Festivali ndërkombëtar më i madhi i muzikës rock në Ballkani cili mbahet në Prizren ka shpallur zyrtarisht datat e mbajtjes së tij.

Njoftohet se edicioni i tretë i tij pritet të sjellë surpriza fantastike me pjesëmarrje të grupeve të Rock dhe Blues muzikës nga mbarë bota në qytetin e Prizrenit.

“11,12,13 korrik 2025 janë datat e mbajtjes së Festivalit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që dy edicionet e kaluara patën sukses sepse në Kosovë u prezantuan grupet legjendare botërore të këtij zhanri muzikor.