Promovohet monografia “Flakadani i Lirisë” kushtuar dëshmorit Mustafë Shyti

Promovohet monografia “Flakadani i Lirisë” kushtuar dëshmorit Mustafë Shyti

Kultura March 12, 2025 - 10:12

Të martën, është promovuar monografia “Flakadani i lirisë”, kushtuar mësuesit, poetit dhe dëshmorit Mustafë Shyti, me autor Bedri Tahirin.

Ky libër shpalos të dhëna dokumentare lidhur me jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit Mustafë Shyti, kontributin në arsim, atë politik e ushtarak, si dhe krijimtarinë letrare-artistike.

Autori i librit, Bedri Tahiri gjatë promovimit tha se ky libër nuk e ka vetëm një autor.

“Libri që po promovojmë sot nuk e ka një autor. Në ballinë është emri im, por brenda ka shumë autorë. Në rend të parë librin e shkroi kryeprotagonisti, mësuesi, poeti, dëshmori Mustafë Shyti, me veprën e bëmat e tij”.

Dëshmori Mustafë Shyti ishte mësues, poet e aktivist politik nga Ashlani (Oshlani) i Vushtrrisë.

Në vitin 1998 iu botua libri me poezi “Dallgë jete”, kurse pas çlirimit poezitë e tij të mbetura në dorëshkrim u botuan më titullin “Pranverë gjaku”.

Shyti ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe u vra në shtator të vitit 1998 gjatë luftimeve kundër forcave policore e ushtarake serbe në fshatin e tij.

Image