
Shfaqja “Pas luftës, kush jemi ne” do të prezantohet në Paris dhe Bruksel
Më 24 mars në Paris, nga ora 20:00 tek @theatredugymnase jepet shfaqja “Pas Luftës, Kush jemi ne?!”, me regji e koreografi nga Robert Nuha dhe producent Nusret Pllana. E njëjta shfaqje jepet për publikun edhe në Bruksel më 26 mars duke filluar nga ora 20:00 tek @claridge_events.
Audienca franceze dhe ajo e Brukselit, do të kenë mundësi të shohin një shfaqje e cila u dedikohet vuajtjeve, sakrificës dhe rezistencës sonë për liri, të zhdukurve dhe fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Shfaqja mishërohet nëpërmjet lojës fantastike artistike, komplet kontemporane e niveleve dhe kualiteteve evropiane, nga aktorë dhe kërcimtarë të njohur shqiptarë.
“Pas Luftës, Kush jemi ne?!” në fund të vitit do te shfaqet edhe në Gjermani dhe New York.
