
Orkestra e Filarmonisë së Kosovës mban sot dy koncerte
Kultura
March 04, 2025 - 11:17
Në kuadër të programit “Arti në shkolla,” Orkestra e Filarmonisë së Kosovës sot do të mbajë një koncert në dy terminë, prej orës 14:00 dhe 15:00.
Nën udhëheqjen e dirigjentes dhe violinistes franceze Anna Göckel, orkestra do të prezantojë vepra nga Britten dhe Haydn.
Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Filarmonisë së Kosovës dhe Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova,” në pjesën e dytë të këtij koncerti, përkrah instrumentistëve të Filarmonisë së Kosovës, do të paraqiten edhe nxënësit e kësaj shkolle.