
Ministri Çeku me telegram ngushëllimi për vdekjen e aktorit Lulzim Rexha
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku u ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik për ndarjen nga jeta të aktorit, Lulzim Rexha.
Çeku ka vlerësuar lartë punën e Rexhës, duke thënë se ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, raporton Zeri.info.
“Lulzimi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për talentin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në skenën teatrore dhe kinematografinë tonë. Puna e tij artistike, qoftë përmes roleve në teatër, projekteve filmike apo angazhimit publik, ka lënë gjurmë artin skenik dhe filmik të vendit”, thuhet në telegramin ngushëllues.
Kujtojmë i ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët. Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë. /Zëri