“1000 metra në nëntokë”, dokumenton përvojat e minatorëve të Trepçës

“1000 metra në nëntokë”, dokumenton përvojat e minatorëve të Trepçës

Kultura February 24, 2025 - 23:09

Në shkurt të 1989-ës, 1300 minatorë shqiptarë nga kompleksi minerar i Trepçës refuzuan të largoheshin nga tunelet për tetë ditë e tetë net. Greva dështoi, por u bë katalizator i një lëvizjeje popullore. Represioni që pasoi shkaktoi një përçarje të madhe ndërmjet shqiptarëve e serbëve.

Greva e Trepçës ishte fillimi i fundit tragjik të Jugosllavisë. Kështu nisi ligjëratën për hulumtimet që kishte bërë gjatë kohës sa qëndronte në Kosovë, Anna Di Lellio, një grua që në kohërat më të vështira kishte ndihmuar shumë kosovarë në Kukës e në Kosovë.

Si bashkëthemeluese e Iniciativës për Histori Gojore më 2020, Anna Di Lellio me bashkëpunëtorët e saj konceptuan projektin „1000 metra në nëntokë“, i cili synon dokumentimin dhe arkivimin e përvojave të minatorëve të Trepçës, për të cilat foli sot në ligjëratën me titullin „Tradita gojore në shekullin 21“.

„Për gistorinë e Kosovës kam shkruar përmes ngjarjeve. Historia nuk është vetëm histori, ajo ka ngjarje. Ngjarjet janë shumë të rëndësishme, njerëzit i mbajnë mend dhe përmes tyre unë e organizova historinë time të re të Kosovës përmes tri ngjarjeve. Një ndërhyrje TREPCA '89, PREKAZI '98 dhe Intervenimi i NATO?s“, ka thënë autorja e librit.

Shefki Ukaj, gazetar theksoi se kjo vepër dokumenton kontributin e dhënë për përmbyjsen e propagandës serbe.

„Kontributin që e keni dhënë për përmbysjen e propagandës serbe të shprehem më mirë, ku faktikisht kemi qenë në rend dite me na zhduk prej faqes së dheut kur ka pas tendenca të hapet edhe një front jugor kur ne këtu s'kishim as gjërat elementare, luftojshim veq jetës edhe vdekjes, filloi një organizim duke ju falënderuar solidaritetit të popullit tonë dhe ndihmëtarëve nga bota e jashtme“, tha ai.

Ndërkaq albanologu Zymer Neziri theksiu se tradita gojore shqiptare është një prej pasurive të mëdha të etnokulturës sonë.

Promovimi i librit „Jugosllavia u shemb në Trepçë“ do të bëhet më 28 shkurt në orën 18 në Qendrën Barabar në hotelin Grand.