Jusuf Buxhovi do të ndajë nesër mirënjohje për lexuesit e dalluar në Gjilan

Jusuf Buxhovi do të ndajë nesër mirënjohje për lexuesit e dalluar në Gjilan

Kultura February 13, 2025 - 11:33

Shkrimtari Jusuf Buxhovi ka njoftuar se të premten, më datë 14 shkurt, do të mbajë një bashkëbisedim me lexuesit e dalluar në bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan, duke filluar nga ora 13:00.

Gjatë bashkëbisedimit, Buxhovi, i cili është edhe fitues i çmimit të madh letrar “Beqir Musliu”, do të ndajë mirënjohjet për lexuesit e dalluar.

Komisioni përbëhet nga Fitore Ajvazi, Shqipe Latifi dhe Shaban Rexhepi. /kultplus

Image