![Filmi i humbur për Abraham Lincolnin u gjet pas më shumë se 100 vjetësh](/uploads/zeri.info/images/2025/February/06/auto_Capture1738858189.jpg)
Filmi i humbur për Abraham Lincolnin u gjet pas më shumë se 100 vjetësh
Kultura
February 06, 2025 - 17:08
Një film pa zë i vitit 1915 për Abraham Lincolnin, i menduar se ishte humbur përfundimisht, u gjet në një magazinë në Long Island të New York-ut.
Dan Martin, praktikant në Archive Historic Films, e gjeti kopjen e vetme të mbijetuar të “The Heart of Lincoln” gjatë verës së kaluar teksa po shqyrtonte kutitë me donacione.
Filmi, i cili ishte konsideruar i humbur nga Biblioteka e Kongresit, u regjistrua dhe drejtohej nga Francis Ford, ndërsa vëllai i tij, John Ford, më vonë fitoi katër Çmime Oscar për Regjinë.
Pas gjetjes, filmi u pastrua dhe u digjitalizua, dhe tani planifikohet të shtohet një shoqërues muzikor për shfaqje të reja.