Kori i Filarmonisë së Kosovës do të nisë vitin me koncert në Autostrada Hangar në Prizren

Kori i Filarmonisë së Kosovës do të nisë vitin me koncert në Autostrada Hangar në Prizren

Kultura January 22, 2025 - 10:58

Autostrada Hangar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren gjatë javës mirëpret Korin e Filarmonisë së Kosovës, për koncertin hapës të këtij viti.

Në njoftimin e Filarmonisë së Kosovës thuhet se ky kor do të nisë vitin me koncertin në Prizren, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës.

“Kori i Filarmonisë së Kosovës do të nisë vitin me një koncert në Prizren. Me një program të pasur me vepra bashkëkohore, Kori do të paraqitet para publikut nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, me pjesëmarrjen e Ansamblit Harkor dhe Perkusioneve të Filarmonisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se koncerti do të mbahet në Autostrada Hangar në Prizren më 24 janar 2025, duke filluar nga ora 19:30.

“Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga Kushtrim Gashi, Vasil S. Tole, Hajrullah Syla, Rafet Rudi, si dhe nga dy kompozitorë amerikanë: Jake Runestad, fitues i çmimit Emmy, dhe Eric Whitacre, fitues i çmimit Grammy”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Autostrada Hangar ka bërë të ditur se për të ndjekur koncertin mjafton vetëm rezervimi i biletave falas në këtë link: https://bit.ly/4aeiqFU.

Image