Orkestra e Filarmonisë së Kosovës përmbyll vitin 2024 me gala koncert

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës përmbyll vitin 2024 me gala koncert

Kultura December 26, 2024 - 10:11

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës ka përmbyllur vitin me gala koncertin e së shtunës.

Nën dirigjimin e mjeshtrit Dario Salvi, orkestra solli një program ekskluziv, plot ekspresivitet dhe nostalgji.

Koreografitë e pavdekshme të mjeshtrit botëror Mikhail Fokine, të shoqëruara nga muzika e Tchaikovsky-t, Saint-Saëns-it dhe Adam-it, erdhën në skenë falë balerinit dhe koreografit ikonik italian Toni Candeloro dhe Martina Arduino, prima balerinës së “Teatro alla Scala” – Milano.

Mbrëmja solli gjithashtu virtuozitetin e dy instrumentistëve të jashtëzakonshëm: violinistes franceze Anna Göckel, fituese e çmimit prestigjioz “Révélations Classiques de l’ADAMI” dhe trumbetistit të parë të Filarmonisë së Sofjes, Peter Makedonski.

Epilogu i mbrëmjes ishte Marshi i Radetzky nga Strauss, nën dirigjimin e violinistes 8-vjeçare Hana Ajeti.

Në vitin 2025, Filharmonia do të nisë aktivitetin me koncertin e parë më 17 janar 2025, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë. Soliste e koncertit do të jetë violinistja Abigeila Voshtina, ndërsa dirigjent italiani Jacopo Sipari di Pescasseroli. /telegrafi

Image

Image

Image

Image