Pirgu dhe Qerkezi mrekulluan Prishtinën me një koncert të jashtëzakonshëm

Pirgu dhe Qerkezi mrekulluan Prishtinën me një koncert të jashtëzakonshëm

Kultura December 12, 2024 - 12:07

Tenori i famshëm botëror, Saimir Pirgu, së bashku me sopranon e mirënjohur nga Kosova, Marigona Qerkezi, mbajtën një koncert në Prishtinë. Nën drejtimin e mjeshtres Elda Laro dhe me shoqërimin e Orkestrës së Operës së Kosovës, ata ofruan një performancë, duke lënë pas vetes një atmosferë magjike dhe emocionale.

Koncerti përfundoi me duartrokitje dhe ovacione të fuqishme nga publiku, duke shënuar një moment kulmor për sezonin aktual të Operës së Kosovës.

Ky sezon do të mbyllet me shfaqjen e baletit “Arrëthyesi”, që do të mbahet më 15 dhe 16 dhjetor 2024 në AMC Hall.