Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Hyjnesha në Fron” hap dyert për edicionin e 17-të

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Hyjnesha në Fron” hap dyert për edicionin e 17-të

Kultura December 06, 2024 - 18:37

Këtë vit organizohet edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron”, që do të zhvillohet nga data 13-15 dhjetor në Kino Armata.

Në hapje të festivalit, do të shfaqet filmi dokumentar “Kthimi në Kosovë” nga Julius Strauss, i cili trajton ngjarjen e dhimbshme të familjes Deliu nga Abria e Epërme e Drenasit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Po ashtu, ju njoftojmë se këtë vit do të organizohet edhe “Hyjnesha Kids”, ku në ditën e dytë do të shfaqen disa filma të animuar për fëmijë.

Një veçanti e këtij edicioni është edhe organizimi i masterklasave dhe rëndësia që ato bartin.

Duhet theksuar se Walter Krochmal, aktor dhe njohës i filmit nga SHBA, do të mbajë një masterklasin me tre tema: Lidhja e aktorit dhe producentit, Ndikimi i festivaleve ne film si dhe Shkolla amerikane e filmit dhe ndikimi i saj i vecante ne industrine e filmit.

Po ashtu, producenti Valon Bajgora do të mbajë një masterklasë me temën: “Sigurimi i financave për filma dhe rabatet”.

Juria vlerësuese për këtë edicion është e përbërë nga: Walter Krochmar (aktor, SHBA), Osman Serkan Erol (regjisor), Hazir Sh. Haziri (aktor dhe producent), Albina Osmani (aktore dhe dramaturge), Muhamed Arifi (aktor) dhe Milirnda Dreshaj (gazetare dhe producente).

Ndarja e çmimeve do të bëhet në ditën e tretë të festivalit. /telegrafi