Kurti merr pjesë në përurimin e Bibliotekës së Qytetit të Shtimes
Kultura
November 25, 2024 - 17:13
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Shtime për ta bërë përurimin e Bibliotekës së re të qytetit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një videoje të postuar në Instagram, ku shihet bashkë me kryetarin e këtij qyteti, Qemajl Aliu dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.
“Hap dyert Biblioteka e re e Qytetit në Shtime, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë 629 mijë euro”, ka shkruar kreu i qeverisë.