SBASHK-u viziton aktorët grevistë të Teatrit Kombëtar

SBASHK-u viziton aktorët grevistë të Teatrit Kombëtar

Kultura November 21, 2024 - 16:10

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Vjollca Shala, sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut Ymer Ymeri dhe zyrtari ligjor, Blendor Shatri e kanë vizituar sot Këshillin grevist të Shoqatës sindikale të Teatrit Kombëtar.

SBASHK-u njoftoi se ata për së afërmi u njoftuan me kërkesat e grevistëve dhe “iu shprehën shqetësim për mos takime me Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, për realizimin e kërkesave të tyre”.

“Aq më tepër kur kihet parasysh se Teatri Kombëtar është teatër në nivel shteti, kërkesat e tyre janë kërkesa minimale në buxhet, që kostoja mujore është rreth 4 mijë e 600 euro e ka të bëjë me 22 artistë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-kut.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut i shprehën mbështetjen Këshillit grevist dhe u zotuan se gjatë ditës do t’i drejtohen me kërkesë ministrit të kulturës, Hajrullla Çekut, që të ulet me Këshillin grevist dhe të gjejë formën dhe mundësinë për realizimin e kërkesave të tyre në mënyrë që artistët t’i kthehen obligimeve ditore që kanë në punë si artistë”, thuhet tutje në njoftim.