Çeku u përgjigjet aktorëve grevistë: 20 milionë euro kemi investuar ose zotuar në fushën e teatrit
Foto: Laura Hasani

Çeku u përgjigjet aktorëve grevistë: 20 milionë euro kemi investuar ose zotuar në fushën e teatrit

Kultura November 19, 2024 - 23:21

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka folur mbi situatën e grevave të aktorëve, duke theksuar rëndësinë e tyre në shoqëri.

Ai u shpreh se qeveria ka investuar ose zotuar për implementim rreth 20 milionë euro në fushën e teatrit.

”Kemi kriju disa lehtësira, në mënyrë që ata të merren me art, krijimtari, e jo të bllokohen në procedura e në progres”, tha Çeku në Klan Kosova.

”Ky ka qenë edhe synim i yni që nga fillimi. Kemi thënë se kanë nevojë për reformë të thellë të institucioneve publike të Kulturës”.

”Kemi synu përmirësimin e kushteve të punës që është shumë me rëndësi për artistët”.