Greva e aktorëve nga Kosova anulon Festivalin e teatrit shqiptar “Moisiu”

Greva e aktorëve nga Kosova anulon Festivalin e teatrit shqiptar “Moisiu”

Kultura November 19, 2024 - 05:36

Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”, i paraparë të mbahej nga 20 deri më 27 nëntor, është anuluar për shkak se aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë hyrë në grevë.

Kështu bëri të ditur Ministria e Kulturës së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me dëshpërim të thellë ju njoftojmë që Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”, i paraparë të mbahej nga 20 deri më 27 Nëntor, do të anulohet për shkak të grevës së aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ne e respektojmë plotësisht të drejtën e organizimit sindikal. Nga Shoqata Sindikale e Aktorëve kemi kërkuar që ta kursejnë Festivalin Moisiu, pasi ai paraqet interes kombëtar dhe përfshin tri shtete. Nuk e kemi gjetur këtë mirëkuptim nga sindikata.  Andaj, në konsultim me Tiranën e Shkupin, përkundër përfundimit të të gjitha përgatitjeve programore dhe logjistike, jemi të detyruar të anulojmë festivalin për të cilin u bënë shumë sakrifica që të arrinte në edicionin e tretë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.