Kori i Filarmonisë së Kosovës do të prezantohet sonte në koncertin autorial të kompozitorit Rafet Rudi
Kultura
November 08, 2024 - 12:15
Kori i Filarmonisë së Kosovës do të prezantohet sonte nga ora 19:00 në koncertin autorial të kompozitorit Rafet Rudi, në kuadër të festivalit “Remusica”.
Koncerti mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Nën drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio da Silva, kori do të interpretojë dy vepra nga opusi i Rudit: *Deti i varreve të hapura*, me solist kitaristin e mirënjohur Petrit Çeku dhe Elonë Sadiku – soprano e Etrit Nura – tenor, dhe *In A*, me pjesëmarrjen e Kaltrina Mifari – soprano, Adelina Paloja – soprano, Lekë Salihu – piano, Andi Duraku – piano dhe perkusione: Patris Berisha, Meriton Zajmi dhe Kenan Bytyqi.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se hyrja është e lirë.