Vdes në moshën 82-vjeçare historiani, Liman Rushiti

Vdes në moshën 82-vjeçare historiani, Liman Rushiti

Kultura September 30, 2024 - 12:28

Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta historiani, prof. dr. Liman Rushiti.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 2 tetor në fshatin e lindjes, Sazli (lagjia Ratkocer), të Ferizajt, në orën 15:30.

Sipas njoftimit, e pamja do të mbahet për tri ditë në hotel Grand, nga data 03 tetor e enjte, deri të shtunën, më 05 tetor, nga ora 10.00 deri në orën 17.00.

Biografia e historianit, Liman Rushiti:

Profesor doktor Liman Rushiti u lind më 25 qershor të vitit 1942 në fshatin Sazli, komuna e Ferizajt.

Studioi për histori në Universitetin e Prishtinës.

Ai diplomoi në vitin 1967.

Rushiti në vitin 1975 magjistroi me temën “Rregullimiterritorial dhe administrativ i Kosovës 1918-1941” në Universitetin e Prishtinës.

Në po të njëjtin Universitet ai edhe mbrojti temën e doktoraturës “Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928”, më 25 janar 1980.

Profesor doktor Liman Rushiti, ka botuar pesë libra si dhe ishte bashkautor i disa librave tjerë historik e enciklopedik dhe i disa teksteve shkollore.

Gjithashtu ishte pjesëmarrës në shumë kongrese dhe simpoziume në Prishtinë, Tiranë si dhe në shumë vende të ish-Jugosllavisë, si në Beograd, Zagreb, Sarajevë etj.

Ai po ashtu është edhe autor i mbi 200 punimeve shkencore.

Profesor doktor, Liman Rushiti, në vitin 1981, është avancuar në titullin e lartë shkencor, “Profesor Inordinar”, dhe në vitin 1987 është avancuar në titullin ”Profesor Ordinar”.