Gazetari shqiptar i ka uruar ditelindjen mikeshës së shqiptarëve, aktores Sofia Loren, ajo sot i ka bërë 90 vite
Ylli italian Sophia Loren, ikona e kinemasë e kurorëzuar me dy Oscar në Hollywood, sot ka festuar ditëlindjen e saj të 90-të në Romë të premten në mbrëmje, vetëm pak ditë para aktores franceze Brigitte Bardot, “dy diva që ripërcaktuan imagjinatën femërore të shekullit të 20-të”, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Gazetari i njohur shqiptar në Gjenevë Nefail Maliqi i ka uruar ditëlindjen aktores së njohur të kinematografisë botërore Sofia Loren
« Sot kam uruar ne emër te shqiptareve mikeshen time Sofia Loren për ditelindjen e saj – Ajo sot i ka bërë 90 vite. Ajo eshte mikeshe e shqiptarëve! Gjate nje inetrviste me aktoren e Holliwoodit Sofia Loren kishnet deklaruar: Ju shqiptarët jeni jo vetëm racë e mirë, po edhe aktorë të shkëlqyer!.. » ka njoftuar gazetari Maliqi ne fb e tij, citon gazeta zvcerane ne shqip Le Canton27.ch
Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ka pohuar se gjate ketoij tkami me aktoren enjohur te Holliwoodit Sofia loren njihet shume mire aktoret shqiptar John Bleushin dhe Bekim Fehmiun me te cilin kishte miqësi dhe kontakte te mira.
Aktorja e njohur Holliwoodit ka lindur më 20 shtator 1934, protagonistja e paharrueshme e “Një ditë speciale” (1977) do të shuajë 90 qirinjtë e saj gjatë një feste private të organizuar në një hotel luksoz në qendrën historike.
Pas një homazhi të organizuar në një kinema romake nga studiot Cinecittà dhe ministrja e Kulturës, aktorja do të takojë rreth 150 miq, kolegë dhe anëtarë të familjes së saj për një darkë në tarracën e hotelit, ku do të përurojë edhe një kushineta suite. emri i tij, sipas gazetës Il Corriere della Sera.
Për këtë rast, Sophie Loren do të vishet nga miku i saj i madh Giorgio Armani.
Të premten, të përditshmet kryesore të gadishullit u kthyen në karrierën e jashtëzakonshme të brunes me sy në formë bajameje, e cila kishte si partnerë në Hollywood aktorët më të mëdhenj të kohës, nga Anthony Queen te Clark Gable nëpërmjet Marlon Brando, Cary Grant. Peter Sellers, John Wayne apo Frank Sinatra…
“Sophia Loren, miti është 90 vjeç”, titullohet Il Corriere, ndërsa gazeta romake Il Messaggero i bën nder “ikonës së papritur të të drejtave të grave”
Ditëlindja e 90-të e Sophia Loren do të shënohet gjithashtu nga një retrospektivë në Lincoln Center në Nju Jork.
Legjenda e artit të 7-të, aktorja, e ve që nga vdekja e producentit Carlo Ponti në janar 2007, u rikthye në ekranet e vogla italiane në vitin 2010 në një film televiziv për jetën e saj, ku ajo luante nënën e saj.
Ne vazdhim po e aktores boteorre Sofia loren me gazetarin shiptare Nefail maliqi
Sofia Loren: Ju shqiptarët jeni racë e mirë dhe aktorë të shkëlqyer, si italianët. Ballkani duhet të krenohet me ju!
Gazetari shqiptar fton Sofia Loren për kafe në Preshevë për ta vizituar këtë qytet dhe njohur banorët e tij dhe gjuhën e tyre.
"Cher Monsieur ku bie kjo Presheva, në Shqipëri a në Serbi? "
Pas këtij evenementi, gazetari shqiptar ka qëndruar për disa minuta bashkë me tre kolegë duke bashkëbiseduar dhe pirë kafe me yllin e kinematografisë botërore, Sofia Loren, e cila i njihte mirë shqiptaret, por siç dukej jo edhe aq kufijtë, gjeografinë e Ballkanit. Themi kështu sepse qysh në fillim, kur Maliqi u prezentua si gazetar shqiptar, ajo e pyeti me politesë: « Cher Monsieur, ku është kjo Presheva? Në Shqipëri a në Serbi? » dhe gazetari duke qeshur iu përgjigj: « Pyetni Beogradin dhe Tiranën t’ua tregojnë! »
Me këtë humor ka nisur biseda e gazetarit Maliqi me aktoren e njohur italiane të Hollywood, Sofia Loren. Maliqi e ka ftuar Sofia Loren për kafe në Preshevë, për të vizituar qytetin dhe njohur gjuhën që flasin banorët e tij.
Sofia Loren, pavarësisht moshës së shtyrë, është ende vitale dhe dinamike dhe vitet e fundit, e angazhuar në fushata humanitare, duke ndihmuar gjeneratat e reja të aktorëve, por edhe në ndihmë të shëndetësisë, sidomos fëmijëve në spitale të ndryshme në botë në rajonet në konflikt.
Gjatë takimit të gazetarit Maliqi me aktoren e madhe italiane, Loren, ajo është pyetur edhe për shqiptarët dhe doli se kishte mjaft informacione si për zhvillimet kulturore, po ashtu edhe për zhvillimet tjera në Shqipëri e Kosovë.
Sofia Loren gjate kesaj bisede me redaktotin e gazetes zvicerane Le Cantin27.ch Nefail Maliqit, ka shprehur përshtypjet për zhvillimet e mbara në rajon. Duke folur për artistët ndërkombëtarë, ajo deklaroi se “shqiptarët kanë dëshmuar se janë aktorë të shkëlqyer, si në filmat e tyre ashtu edhe në kinematografinë botërore.”
“Ju shqiptaret jeni jo vetëm racë e mirë, por edhe aktorë të shkëlqyer, si italianët; sigurisht Ballkani krenohet me ju..” tha Loren në fillim të bisedës dhe Maliqi e falenderoi për vlerësimin.
Meqënëse vizita e saj në Gjenevë ishte e natyrës humanitare në sferën e shëndetësisë, Sofia Loren përmes cazetsrit shqiptare ne Gjeneve dha një mesazh të qartë drejtuar shtetit shqiptar duke shtuar se “Shqipëria, si edhe vendet tjera në botë, do të ishte mirë t’i përkushtoheshin më shumë shëndetësisë, sidomos shëndetit të fëmijëve, përmirësimit të kushteve në spitale, sepse fëmijët janë e ardhmja e çdo kombi. Kur kemi fëmijë të shëndoshë, padyshim do të kemi edhe shoqëri të shëndoshë”, u shpreh ikona e kinematografisë botërore, Sofia Loren, tashmë edhe një humaniste e madhe.