Osmani merr pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës: Do të nderohet shteti dhe flamuri i Kosovës
Kultura
September 16, 2024 - 21:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se “në këtë vend, e kaluara jonë, e cila personifikohet me jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit, do të gërshetohet mrekullisht me të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve tanë!”, përcjell Klankosova.tv.
“Tashmë, të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të madhe për ta zhvilluar talentin e tyre, duke nderuar komunën, shtetin dhe flamurin e Kosovës!”, shkruan tutje e para e vendit.