Festivali i Këngës në RTK, zbulohet lista e këngëve të edicionit të dytë
Komisioni përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese për pjesëmarrje, në edicionin të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.
Tetëmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të Këngës, edicioni i dytë, i organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Lista e këngëve të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK:
1. Greta Azizi - “verës”
2. Inorga- “Seks Mashina nga Prishtina”
3. Besmir Shishko - “Unë –Ajo”
4. Santino De Bartolo - “Unë jam Arbëreshë”
5. Agim Poshka- “Ndarja erdhi”
6. Irma Lepuri - “Të dua”
7. Endrit Krasniqi - “Flas me gjethen”
8. Ardita Begu – “Fundosu në dritë”
9. Rei Bezhani – “Zonja tradhti”
10. Bledi Kaso - “Një të vetme ka në jetë”
11. Artea Bajri – “Strong Waves”
12. Dea Strica - “N’shqipni”
13. Jehona Lumi - “Shko”
14. Arnitë Kastrati – “Blla-Blla”
15. Ardit Stafai – “Faji”
16. Vlona Boshnjaku- “Lotët”
17. Bruna Sata – “Ti je i pa shpirt”
18. Luna Çausholli - “Ma ule diellin ti”.
Edicioni i parë i “Fest 2023” ishte realizuar në datat 26, 27 e 28 tetor 2023 në Prishtinë dhe ishte transmetuar live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.
Çmimi kryesor i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”.