Rogova-Gaxha takon arkitektin që konceptoi dhe realizoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Blerina Rogova-Gaxha po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci.
Atje ajo sot është takuar me Andrija Mutnjakoviq, arkitektin i cili e konceptoi dhe e realizoi ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, godinë kjo e cila tashmë është edhe identitet i Kosovës, shkruan Zeri.info.
Siç shihet përmes fotografive që ka publikuar Rogova-Gaxha në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, arkitekti kroat ende i ruan të gjitha skicat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
“Në atelienë muze të z. Andrija Mutnjakovic, arkitektit që konceptoi e realizoi godinën monumentale të Bibliotekës Kombëtare, simbol i identitetit të Kosovës”, ka shkruar Rogova-Gaxha, në mbishkrimin e fotografive që ka publikuar. /Zëri