Restaurimi i Rezidencës së Rugovës, drejt përfundimit
“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova”.
Kështu tha deputetja e partisë Guxo, Jeta Statovci, përmes një postimi në Facebook.
Ditë më parë, edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dha një deklaratë të tillë.
“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Me profesionalizëm dhe përkushtim po punohet që ky aset i trashëgimisë të jetë në gjendjen më të mirë”, shkroi Çeku më 30 gusht.
Më 22 janar të këtij viti, MKRS-ja njoftoi se Rezidenca e Presidentit Ibrahim Rugova, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit, do të restaurohet.
Me rastin e përvjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministrja Gërvalla dhe ministri Çeku patën vizituar bashkëshorten Fanë dhe anëtarët e tjerë të familjes Rugova.
Gjatë kësaj vizite, ndër të tjera delegacioni qeveritar e njoftoi familjen Rugova që së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova.