Studentë nga disa shtete po marrin pjesë në Seminarin për Gjuhën
Studentë nga disa shtete po marrin pjesë në Seminarin e 42-të për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare. Në ditën e dytë, ka mbajtur ligjëratë për gjuhët, historiani Paul Heggarty.
“Është e vështirë të thuhet se cila gjuhë është më e vjetra në botë, pasi asnjëra prej tyre që ekziston, nuk kanë ditëlindje”.
Kështu bëri të ditur gjatë ligjërimit për gjuhët, historian, Paul Heggarty, në ditën e dytë të edicionit të 42-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare.
“Vazhdimisht të gjithë duan të dinë se cila është gjuha më e vjetër në botë. Eh po, është në thelb një pyetje që nuk ka kuptim, sepse duhet të flasim për linjat gjuhësore. Gjuhët nuk kanë datëlindje”, tha Paul Heggaty, historian i gjuhës.
Studentët prej shteteve të ndryshme të botës, të cilët po marrin pjesë në këtë Seminar tregojnë se çfarë i shtyri të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe.
"Në Kosovë është hera e tretë, kurse në seminar është hera e dytë. Unë fillimisht kam filluar të mësoj gjuhën arbëreshe nga Italia, prandaj erdha këtu për të takuar më shumë njerëz nga ai rajon, gjithashtu për të mësuar më shumë për shqipen në përgjithësi”, tha Marcelo Yuji Himoro, student nga Brazili.
“Do të doja të studioja gjuha shqipe këtu në Kosovë. Unë jam shumë e interesuar për kulturën. Është kaq interesante. Është hera e parë që jam këtu. Nuk kam qenë kurrë në këtë pjesë. Në Gjermani, ne nuk dimë shumë për Kosovën. Po. Prandaj erdha këtu. Po, është e vështirë dhe është një gjuhë kaq unike dhe më pëlqen shumë se si tingëllon gjuha shqipe”, tha për RTK-në, Ruth Maria, studente nga Gjermania.
Gerard Spaans, gjuhëtar nga Holanda, është njëri prej të cilëve tash e dy vjet është duke e studiuar historinë e gjuhës shqipe. Ndonëse në Kosovë thotë po qëndron për herë të dytë, ai tregon edhe si lindi ideja për të studiuar gjuhën e shqipe.
“Gjatë një shkolle verore në vitin 2018, pati një kurs për shqipen. Kështu që doja shumë ta bëja këtë sepse nuk dija ende shumë për shqipen. Pastaj mësova shqip për herë të parë. Pra, shqipja moderne, por edhe dallimet dialektologjike midis varieteteve, si Gegë dhe Toskë, por edhe pak historia, dhe kjo ngjalli vërtet interesin tim. Kështu, kur mbarova studimet dhe u hap një doktoraturë në Zvicër për historinë e Shqipërisë, menjëherë e kuptova se kjo ishte ajo që doja të bëja. Dhe ende jam shumë i lumtur që pata mundësinë për ta bërë këtë”, tha Gerard Spaans, gjuhëtar nga Holanda.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare gjatë 2 javëve, do të do të ketë tryeza shkencore, kurse të gjuhës e publikime të ndryshme.