Memli Krasiniqi kujton Fazli Grajçevcin në 60-vjetorin e vdekjes së tij

Memli Krasiniqi kujton Fazli Grajçevcin në 60-vjetorin e vdekjes së tij

Kultura August 17, 2024 - 13:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar poetin dhe simbolin e flamurit, Fazli Grajçevci, në 60-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka shkruar se poeti Grajçevci ishte bashkëveprimtar i simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, i cili për idealin e lirisë dhe të flamurit dha edhe jetën në burgun e Prishtinës.

“Jeta dhe vepra e Fazliut u bënë inspirim jo vetëm për gjeneratën e tij, por edhe të brezave që do të vinin më pas, si Burim Grajçevci, i cili ende pa përfunduar shkollën e mesme bie heroikisht në betejen e lavdishme të UÇK-së në Koshare”, ka shkruar mes tjerash, Krasniqi.