“Ten Ten”: Ekspozita që ringjall tentenet shqiptare me një qasje moderne

“Ten Ten”: Ekspozita që ringjall tentenet shqiptare me një qasje moderne

Kultura August 14, 2024 - 20:37

Kreatorja e njohur vendore, Yllka Brada, në bashkëpunim me artistët Jakup Ferri dhe Nik Mazrekaj, kanë sjellë një ekspozitë unike dhe tejet të veçantë në kuadër të “Etno Fest 2024”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yllka (@yllkabrada)

E titulluar “Ten Ten”, kjo ekspozitë ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, duke shfaqur tapete dhe kreacione të punuara me dizajnin e famshëm rrjetë të “tenteneve” – punime artizanale të vjetra që dikur përgatiteshin për pajën e nusës.

Yllka Brada, e cila ka një përvojë të gjatë në botën e modës dhe artit, ka përdorur talentin e saj për të sjellë një qasje moderne ndaj këtyre punimeve tradicionale. Duke ndërthurur dizajnin bashkëkohor me elementet e trashëgimisë kulturore, Yllka ka krijuar veshje që ruajnë shpirtin e traditës, ndërsa u japin atyre një frymë të re dhe të freskët. Ekspozita “Ten Ten” paraqet një dialog mes të kaluarës dhe të tashmes, duke rikthyer në qendër të vëmendjes vlerat kulturore shqiptare.

E lumtur me suksesin e ekspozitës, Yllka ndau një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen që ka marrë “Ten Ten” në “Etno Fest”.

“Qëllimi i kësaj performance është të promovojë vlerat e kulturës shqiptare, të frymëzojë ndjenjën e identitetit dhe t’i spostojë kufijtë e zakonshëm të artit dhe traditës, duke e bërë atë më të aksesueshme dhe relevante për publikun e sotëm. Kjo performancë do të jetë një udhëtim përmes kohëve, duke lidhur të kaluarën me të tashmen dhe duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës sonë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e disa fotografive në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yllka (@yllkabrada)

Ekspozita “Ten Ten” nuk është vetëm një ekspozim i veprave të artit, por një bashkëpunim i ngushtë midis një ekipi të talentuar artistësh dhe profesionistësh të fushës. Muzika është realizuar nga Nik Mazrekaj – KASHEME, ndërsa për asistencën dhe bashkëpunimin ka kontribuar Anila Krasniqi.

Për makijazhin dhe flokët është përkujdesur Nora Hoti, ndërsa dritat janë realizuar nga Skender Latifi. Grafik Design-i është realizuar nga Arian Ahmeti, dhe për aranzhimin është përkujdesur Skender Xhukolli. Në performancë janë përfshirë Anila, Sara, Nora, Argita, dhe Alisa, të cilat kanë ndihmuar në sjelljen e kësaj eksperience unike për vizitorët e “Etno Fest 2024”.

“Ten Ten” ka pasur një jehonë të madhe dhe është pritur me shumë entuziazëm nga publiku, duke sjellë një frymë të re në festival dhe duke nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në një botë në ndryshim të vazhdueshëm.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yllka (@yllkabrada)