Norika Sefa fiton çmimin për filmin më të mirë kombëtar në mbyllje të Dokufestit

Norika Sefa fiton çmimin për filmin më të mirë kombëtar në mbyllje të Dokufestit

Kultura August 10, 2024 - 23:27

Regjisorja Norika Sefa e ka fituar çmimin për filmin më të mirë kombëtar në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar, “Dokufest”, me filmin e saj “Like a sick yellow”.

Me ndarjen e çmimeve, në mbrëmjen e së shtunës, është shënuar mbyllja e festivalit, i cili ka nisur më 2 gusht në Prizren.

Në kategorinë e filmave ballkanikë ka fituar filmi “Another Day” nga Eneos Çarka.

Çmimin për dokumentarin më të mirë të metrazhit të shkurtër e ka fituar filmi “History is written at night” nga regjisori Alejandro Alonso Estrella.

“A fidai film” nga Kamal Aljafari e ka ftuar çmimin në kategorinë e filmave ndërkombëtarë.

Çmimin e publikut e ka siguruar filmi “Afterwar” i Birgitte Straermoses.

Këtë vit, Dokufesti e ka shënuar edicionin e 23-të.

Përgjatë nëntë ditëve janë shfaqur 249 filma, prej të cilëve 109 kanë garuar në 10 kategori. /REL