Kurti viziton ekspozitën e artistit Rron Qena, “Udhët që më njohin”
Foto: ZKM

Kurti viziton ekspozitën e artistit Rron Qena, “Udhët që më njohin”

Kultura July 21, 2024 - 14:17

Kryeministri Kurti ka vizituar ekspozitën personale “Udhët që më njohin” të artistit Rron Qena, të kuruar nga Lulzim Zeqiri.

Image

ZKM-ja ka thënë se ekspozita e artistit përbëhet nga 39 piktura të punuara në vaj të cilat shfaqin përjetime e emocione të autorit në qytetet e Prishtinës, Berlinit, Shkodrës e Bremenit.

Image

“Duke parë nga afër punimet e artistit, Kryeministri Kurti vlerësoi filozofinë artistike të Rron Qenës të shprehur përmes stilit dhe qasjes së tij në veprat e punuara me reflektim e kujdes në çdo detaj. Ekspozita u hap të mërkurën e 17 korrikut dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shtator.”

Image