“Arka” e Zymberajt merr çmimin për shfaqjen më të mirë në Maqedoni

“Arka” e Zymberajt merr çmimin për shfaqjen më të mirë në Maqedoni

Kultura July 15, 2024 - 23:06

Shfaqja me regji dhe tekst të Mentor Zymberajt, “Arka” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar “Actor of Europe” në Prespë të Maqedonisë së Veriut.

Rrëfimi teatral në të cilin Zymberaj edhe ka rol, ka marrë çmimin “Shfaqja më e mire”, duke u vlerësuar për shumë aspekte artistike.

Shfaqja është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e saj jubilar.