Blerina Rogova- Gaxha zgjidhet drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Blerina Rogova- Gaxha zgjidhet drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Kultura July 12, 2024 - 22:12

Poetja dhe studiuesja Blerina Rogova- Gaxha do të jetë drejtoresha e re e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë publik njoftimin për kandidatin e suksesshëm për pozitën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria, pikët e plota të kandidatit të suksesshëm janë si vijon: Pikët e testit me shkrim 51.8, pikët e intervistës 26, gjithsej 77.8.

Konkursi u hap në shkurt të këtij viti.