Kurti: Në tre vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore
Kryeministri i vendit Albin Kurti thotë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë.
Ai tha gjithashtu se ky buxhet është trefish më i lartë sesa në vitin 2021.
“Në tre vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”, theksoi tutje Kurti.
“E puna po vazhdon. Përditë.
Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:
Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës
Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj
Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX
Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës
Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë
Muzeun e Hidroelektranës në Prizren
Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë
Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX
Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti
Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.
Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:
Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë
Rezidencën e presidentit Ibrahim Rugova
Shtëpitë tradicionale të Janjevës
Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII
Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII
Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan
Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800
Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880
Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit
Shtëpinë e familjes Munik në Prizren
Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit
Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren
Kishën Katolike në Ferizaj
Xhaminë në Turbohovc të Istogut
Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës
Postën e Vjetër në Mitrovicë”, shkroi gjithashtu shefi i Qeverisë.